Punimet e diplomave master

Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për projektpropozimin e temës master MSc

  1. Kërkesa – 3 kopje Formulari F1
  2. Certifikatën e notave – 3 kopje (merret tek referentja për çështje të studentëve)
  3. Vërtetimin për statusin e studentit – 3 kopje (merret tek referentët për çështje të studentëve)
  4. Projekt propozimi i punimit të temës master MSc– 3 kopje (hartohet nga vet studenti në bashkëpunim me mentorin, max. 2 faqe)

Dokumentacioni i përgatitur arkivohet në Fakultet – zyra 401

Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për dorëzimin e draftit / vlerësimin e temës master

Pas përfundimit të punimit dhe lejimit të punimit për lidhje nga Mentori i emëruar, Studenti përgatitë këto dokumente:

  1. Kërkesa – 3 kopje Formulari F2
  2. Drafti i temës së punimit në tri kopje fizike të lidhura në lidhje të butë,ndërsa kopjet elektronike e hapur (Word) dërgohet tek anëtarët e Komisionit dhe Shefi i Departamentit përkatës.
  3. Abstrakti i punimit (Shqip dhe Anglisht), në tri kopje në formë elektronike të hapur (Word) dërgohettek Komisioni dhe sekretarja e Fakultetit.
  4. Deklarata e studentit për punë origjinale – 2 kopje.

Dokumentacioni i përgatitur arkivohet në Fakultet – zyra 401

Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për dorëzimin e punimit të temës master

  1. Paraqitja e provimit të diplomës në SEMS.
  2. Dorëzimi i punimit të temës së diplomës – 7 kopje të shoqëruara me dy CD dhe fletëpagesa e mbrojtës së diplomësdorëzohen në Fakultet – zyra 401.
  3. Paralajmërohet dita e mbrojtjes së punimit të diplomës (koordinohet me anëtarët e komisionit dhe i deklarohet sekretares përmes e-mail ose mentorit për ta paralajmëruar në shpallje)

Njoftimi zyrtar për mbrojtje të diplomës dhe Punimi i diplomës bëhen publike në faqen elektronike të Fakultetit.