Stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në katër aktivitete shkencore - 14 deri 17 maj 2024

16 Maj 2024
SHARE

Stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit i përfaqësuar nga ekspertë të fushave të ndryshme të shkencave të inxhinierisë, janë të përkushtuar në përmirësimin e njohurive dhe praktikave në fushën e tyre dhe janë të angazhuar në shkëmbim të përvojave dhe idesh me komunitetin akademik ndërkombëtar. Gjatë muajit maj 2024, Stafi akademik po merr pjesë në disa konferenca në Evropë, Portogali, Lituani, Austri dhe Shqipëri, duke ndarë ekspertizën e tyre në tema të ndryshme si inxhinieri e ndërtimit, strukturat, materialet, ambienti, uji dhe rëndësia e tij, si dhe shumë të fusha të tjera. Ata përfaqësojnë një kombinim të njohurive të thella akademike dhe përvojës praktike në fushën e tyre dhe janë duke kontribuar në diskutimet akademike dhe po shkëmbejnë ide dhe praktika me kolegët e tyre nga e gjithë bota. Përfaqësuesit e tyre në këto konferenca dhe punëtori paraqesin studime dhe hulumtime të fundit, duke kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e fushës së inxhinierisë së ndërtimit në nivel ndërkombëtar.

Nga 14 deri 17 maj 2024 FIN – stafi akademik, është duke marr pjesë në katër aktivitete shkencore, konferenca ndërkombëtare dhe punëtori në Evropë dhe rajon, duke vazhduar punimet në:

  • Konferencën 4 COEE, në Portogali, në qytetin Beja, duke u përfaqësuar me 5 mësimdhënës nga FIN duke përfshi edhe Dekanin e Fakultetit, me katër kontribute shkencore.
  • Konferencën ISEC, në Lituani, në qytetin Vilnius, duke u përfaqësuar me 2 mësimdhënës nga FIN, me kontribute shkencore si dhe moderator i seancave shkencore.
  • ëtoria, EUROMECH “COLLOQUIUM 637, A MULTIDISCIPLINARY DISCUSSION ON BINDER COHESION” në Vjenë, Austri, duke u përfaqësuar me dy mësimdhënës dhe me kontribute shkencore.

Punëtoria “Sfida dhe Inovacione për diga më të mira”, e organizuar në Tiranë, Aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Komitetin Francez te Digave dhe Rezervuarëve (CFBR), duke u përfaqësuar nga stafi akademik i FIN.