Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

23 Janar 2024
SHARE

Me 23 Janar 2024, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Mbështetur në interesat e përbashkëta është arritur marrëveshje në mes të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit-Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (FIN-UP), dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës AKK në Prishtinë për qëllimin e avancimin dhe ngritjen e arritjeve profesionale në arsimimin e lartë, bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe akademik në mes të institucioneve, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit për studentët, stafin akademik dhe administrativ.

AKK-ja dhe FIN-UP-ja, do të bashkëpunojnë me qëllim ngritjen profesionale të studentëve të programeve të Fakultetit, bashkëpunimeve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, projekteve të përbashkëta në fushat e Gjeodezisë. FIN do të nxjerrë vendim për koordinator të marrëveshjes, angazhimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, të cilët do të rekrutohen në ambientet e AKK-së për realizimin e punës së praktikës profesionale si dhe në situatat e nevojave të studimeve të fushave të caktuara të inxhinierisë së Ndërtimit - Gjeodezisë. Kjo marrëveshje do te ndihmoj edhe projektet hulumtuese në të ardhmen që do të hartoj dhe zhvilloj Instituti i FIN.

Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes është Drejtori i AKK, Avni Ahmeti dhe Dekani i FIN.

Memorandum bashkëpunimi në mes Agjensionit kadastral të Kosovës dhe FIN-së