Marrëveshje bashkëpunimi me KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren

16 Janar 2024
SHARE

Me 15 Janar 2024, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me KRU Hidroregjioni Jugor. Mbështetur në interesat e përbashkëta është arritur marrëveshje në mes të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit-Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (FIN-UP), dhe KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren për qëllimin e avancimin dhe ngritjen e arritjeve profesionale në arsimimin e lartë, bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe akademik në mes të institucioneve, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit për studentët, stafin akademik dhe administrativ.

KRU HJ-ja dhe FIN-UP-ja, do të bashkëpunojnë me qëllim ngritjen profesionale të studentëve të programeve të Fakultetit, bashkëpunimeve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, projekteve të përbashkëta në fushat e hidroteknikës dhe Inxhinierisë së Ambientit. FIN do të nxjerrë vendim për angazhimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, të cilët do të rekrutohen në ambientet e KRU HJ-së për realizimin e punës së praktikës profesionale si dhe në situatat e nevojave të studimeve të fushave të caktuara të inxhinierisë së Ndërtimit. Kjo marrëveshje do te ndihmoj edhe projektet hulumtuese në të ardhmen që do të hartoj dhe zhvilloj Instituti i FIN.

Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes është Kryeshefi ekzekutiv i KRU HJ, Fadil Berisha dhe Dekani i FIN.