Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe NPH “IBER LEPENCI”

10 Dhjetor 2023
SHARE

Me 08 Dhjetor 2023, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me ndërmarrjen Hidroekonomike “IBER LEPENCI” në Prishtinë. Mbështetur në interesat e përbashkëta është arritur marrëveshje në mes të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit-Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (FIN-UP), dhe Ndërmarrja Hidroekonomike “IBËR LEPENCI” SH.A. me seli në Prishtinë për qëllimin e avancimin dhe ngritjen e arritjeve profesionale në arsimimin e lartë, bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe akademik në mes të institucioneve, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit për studentët, stafin akademik dhe administrativ.

NPH-IL-ja dhe FIN-UP-ja, do të bashkëpunojnë me qëllim ngritjen profesionale të studentëve të programeve të Fakultetit, bashkëpunimeve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, projekteve të përbashkëta në fushat e ujërave, strukturave, gjeodezisë dhe ambientit. FIN do të nxjerrë vendim për angazhimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, të cilët do të rekrutohen në ambientet e NPH-IL-së për realizimin e punës së praktikës profesionale si dhe në situatat e nevojave të studimeve të fushave të caktuara të inxhinierisë së Ndërtimit.

Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes është Kryeshefi ekzekutiv i NPH IL, Faruk mujka, i.d.n. dhe Dekani i FIN.