Dita e parë e muajit të fundit të vitit 2023

01 Dhjetor 2023
SHARE

Sot është zgjedhur dita e parë e dhjetorit të muajit të fundit të vitit 2023 për të shënuar si ditën e celebrimit të studenteve më të dalluar të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Janë 22 Studentë që sot u cilësuan shembullor dhe në shenjë falënderimi FIN shpërndan mirënjohje për: Leonitin, Vesën, Fjollën, Flamurin, Armendin, Ledionën, Albionin, Kleidën, Bylbylin, Eltonin, Sadikun, Fatlindin, Egzonin, Fluturën, Elita, Ilirin, Alketën, Hanën, Fazën, Jona, Aroma, Jonida duke i shpallë student të dalluar për vitin akademik. Studentë shembullor, laureat të mirënjohjeve duke u futur në historinë e arritjeve personale në programet e studimeve të Institucionit tonë.

Të gjithë stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit falënderon dhe përgëzon punën dhe nivelin e arritjeve të Studentëve gjatë Studimeve të cilët kan treguar përkushtim të vërtetë për dije dhe arritje të shkëlqyera. Shpallja e studentit të dalluar nuk është vetëm një njohje e suksesit tuaj, por një frymëzim për të gjithë studentët tjerë, një motivim për punë të shtuar të mësimdhënësit tuaj dhe komunitetin edhe më të gjerë.

Falënderimi shkon për të gjithë mësimdhënësit e FIN, për punën e pa lodhshme që bëjnë me studentët, për cilësinë e mësimdhënies për mënyrat e vlerësimit, për gatishmërinë, kontributin shkencor dhe Institucional të tyre, pa të cilat dita e sotshme nuk do të kishte kuptim.