Fakulteti i Inxhinierisë së Ndertimit, bartës i projektit “Vleresimi dhe sanimi i objketeve të banimit në lagjen Ulpiana në Prishtinë” financuar nga Universiteti i Prishtinës

21 Nëntor 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof.Dr. Qerim Qerimi, me 20 nëntor 2023 në mënyrë të organizuar priti në rektorat njesitë akdemike të UP-së të cilat, sipas vendimit të këshillit drejtues të UP-së 2/963 të datës 15 nëntor 2023, do të mbështeten dhe financohen nga Universiteti i Prishtinës në vlerë totale prej 247,403.00 €.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndertimit, është bartës i projektit për zhvillimin e hulumtimeve në fushën e strukturave përkatësisht objekteve ekzistuese të lagjes Ulpiana të qytetit të Prishtinës. Florim Grajcevci, Dekan i FIN, me projektin me titull “Vleresimi dhe sanimi i objketeve të banimit në lagjen Ulpiana në Prishtinë” me shumë të financimit prej 25,000.00€.

Projekti do të filloj punën me grupet punuese të përbëra nga stafi akademik si dhe me pjesëmarrje të një numri të Studentëve të programit të studimit MSc Konstruktiv. Qëllimet e projektit janë përfitimet për punime shkencore, kontributi tek studentët dhe programi i studimeve duke finalizuar punime të diplomave Master gjithnjë duke hartuar studime të cilat janë të nevojshme për komunitetin, komunën e Prishtinës si dhe ndërmarrjet komunale të cilat përfitojnë nga ky projekt.