Gjenerata e 2023/2024 te studenteve Master FIN

09 Tetor 2023
SHARE

Sot, me datën 09 Tetor 2023, nga ora 10:00 u mbajt ceremonia e pritjes për studentët e ri të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në programet e studimit Master e drejtuar nga Dekani dhe në prezencë të stafit akademik. Gjatë fjalimit të mirëseardhjes, Dekani i Fakultetit potencoi mundësitë dhe të arriturat potenciale të studentëve në të ardhmen, si dhe rëndësinë e programeve studimore Master, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Të pranishëm gjatë ceremonisë ishin anëtar të këshillit drejtues të UP-së, stafit menaxhues të UP-së Prof. Dr.Arta Basha-Jakupi, drejtues të SKAT-it, prodekanët, shefat e departamenteve të cilët ju uruan mirëseardhje dhe fillim të mbarë të studimeve për studentët e ri duke i inkurajuar ata për më tutje për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm duke ju dëshiruar suksese gjatë studimeve me qëllim arritjen dhe kyçje të tyre në tregun global. SKAT-i, partner i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ndihmoj dhe mbështeti ndërtimin për zhvillimin e programit të ri multidisciplinar të studimeve Master MIRU i cili organizohet në gjuhën Angleze. Programi i studimeve MIRU u akreditua në këtë vit dhe u vlerësua maksimalisht nga ekspertet e jashtëm. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë e tyre për interesimin e studentëve për këtë program studimi, duke theksuar vlerën e programit si diçka unike në vend dhe rajon. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit këtë vit pranoi studentë të rinjë në katër programe MSc: Konstruktiv, Hidroteknikë, Gjeodezi, dhe IWRM-K.