Takime pune

08 Tetor 2023
SHARE

Gjatë kohës 6 deri 8 tetor 2023, janë organizuar takime pune të stafit akademik, administratës dhe një numër i studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Tiranë.

Takimet e përbashkëta të dy njësive akademike Tiranë dhe Prishtinë organizohen në perioda kohore të rregullta tremujore duke alternuar Prishtinën dhe Tiranën në nivele dhe grupacione të ndryshme.

Bashkëpunimet e niveleve akademike, funksionale dhe çështjet studentore janë temat e diskutimeve. Fushat akademike të bashkëpunimeve janë gjithëpërfshirëse, duke trajtuar aspekte të mësimdhënies dhe mësimnxënies, shkëmbimit të kuadrove akademike përmes rrugëve direkte – në kategorizime si profesor vizitor, leksione të hapura, apo edhe ftesë në leksione të veçanta, shkëmbimet eventuale të studentëve, organizimin e tezave të diplomave të niveleve Master, standardizimi i procedurave administrative rreth dokumentacioneve ndërmjet dy IAL-ve.

Takimet e organizuara nga FIN-UPT, në Tiranë konkretizuan aspekte shumë të veçanta të organizimit të konferencave të përbashkëta të cilat do të ndodhin në të ardhmen e afërt.

Së bashku, dy IAL-të, Tiranë dhe Prishtinë vendosën që të njoftonin opinionin e gjerë të dy njësive akademike, respektivisht dy Universiteteve lidhur me organizimin e “Konferencës Studentore 2024” në pranverën e vitit 2024, në Prishtinë. Konferenca studentore, do të përgatis trupat funksionale për ndërtimin e skemës së konferencës deri në fundin e vitit 2023 duke insistuar në përmasat e sajë ndërkombëtare.

Konferenca e tretë e paralajmëruar ICCE 2025, e cila do të organizohet në Prishtinë thërret të gjithë mekanizmat e dy IAL-ve që të sensibilizohen mekanizmat paralajmëruese lidhur me parapërgatitjet fillestare.

Diskutimet e stafit akademik nga dy IAL-të, përfshinë ide të mundësive praktike të bashkëpunimeve. Gjithsesi, takimet e përbashkëta  do të rrjedhin në kohë reale dhe me qëllime të konkretizimeve të bashkëpunimit edhe më të thelluar.