Punëtoria - "Metodat Bashkëkohore të Mësimdhënies dhe Vlerësimit të Vazhdueshëm të Studentëve"

04 Tetor 2023
SHARE

Sot, me datën 04 Tetor 2023, nga ora 09:30 u mbajt punëtoria e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit “Metodat Bashkëkohore në Mësimdhënie” si dhe “Metodat Bashkëkohore të Vlerësimit të vazhdueshëm të Studentëve”.

Pjesëmarrës në punëtori ishte i gjithë stafi i rregullt dhe i angazhuar akademik i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi rreth metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit të vazhdueshëm, e ku si eksperte ishte e ftuar Prof. Asoc. Majlinda Zhitija Gjelaj, njëkohësisht prodekane nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe eksperte në fushën e Pedagogjisë dhe vlerësimit në arsim.

Me mbështetjen dhe pajtimin e stafit prezent, menaxhmenti i FIN doli me rekomandimin e implementimit të vlerësimit të vazhdueshëm për çdo departament dhe lëndë të njësisë akademike. Kjo punëtori dhe iniciativë ishte njëri ndër hapat e planifikuar për luftimin e trendit të “largimit të trurit” dhe uljes së numrit të studentëve, si dhe një ndër aktivitetet e planifikuar në tentativat e vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.