Takimi i rregullt i Trupit Këshillëdhënës të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit të Prishtinës

28 Shtator 2023
SHARE

Sot në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është organizuar takimi i rregullt i Bordit Industrial.

Pjesëmarrës në takim ishte edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof.Dr. Qerim Qerimi, , shefat e Departamenteve, mësimdhënësit dhe administrata e FIN. Takimi u zhvillua në agjendën e përcaktuar më herët duke përmbajtur planet e veprimeve për të ardhmen e punës së IAL-së dhe Bordit Industrial.

Temat e diskutuara të cilat ishin gjithëpërfshirëse dhe propozime konkrete i takonin organizimit të ligjëratave të hapura, mbështetja e Bordit Industrial për rritjen e kapaciteteve të Infrastrukturës, mbështetja për studentët duke ju mundësuar zhvillimin e praktikës profesionale, mbështetja në organizimin e konferencave të FIN si dhe çështje tjera të cilat i takojnë tregut të punës.