Punimet e diplomave master
Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për projektpropozimin e temës master MSc
- Kërkesa – 3 kopje Formulari F1
- Certifikatën e notave – 3 kopje (merret tek referentja për çështje të studentëve)
- Vërtetimin për statusin e studentit – 3 kopje (merret tek referentët për çështje të studentëve)
- Projekt propozimi i punimit të temës master MSc– 3 kopje (hartohet nga vet studenti në bashkëpunim me mentorin, max. 2 faqe)
Dokumentacioni i përgatitur arkivohet në Fakultet – zyra 401
Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për dorëzimin e draftit / vlerësimin e temës master
Pas përfundimit të punimit dhe lejimit të punimit për lidhje nga Mentori i emëruar, Studenti përgatitë këto dokumente:
- Kërkesa – 3 kopje Formulari F2
- Drafti i temës së punimit në tri kopje fizike të lidhura në lidhje të butë,ndërsa kopjet elektronike e hapur (Word) dërgohet tek anëtarët e Komisionit dhe Shefi i Departamentit përkatës.
- Abstrakti i punimit (Shqip dhe Anglisht), në tri kopje në formë elektronike të hapur (Word) dërgohettek Komisioni dhe sekretarja e Fakultetit.
- Deklarata e studentit për punë origjinale – 2 kopje.
Dokumentacioni i përgatitur arkivohet në Fakultet – zyra 401
Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për dorëzimin e punimit të temës master
- Paraqitja e provimit të diplomës në SEMS.
- Dorëzimi i punimit të temës së diplomës – 7 kopje të shoqëruara me dy CD dhe fletëpagesa e mbrojtës së diplomësdorëzohen në Fakultet – zyra 401.
- Paralajmërohet dita e mbrojtjes së punimit të diplomës (koordinohet me anëtarët e komisionit dhe i deklarohet sekretares përmes e-mail ose mentorit për ta paralajmëruar në shpallje)
Njoftimi zyrtar për mbrojtje të diplomës dhe Punimi i diplomës bëhen publike në faqen elektronike të Fakultetit.