Trajnimet

Njoftim - Webinar i organizuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë për programin  "DIANA FEA"

 

DIANA FEA (www.dianafea.com) u krijua në 2003 si kompani nga departamenti i Mekanikës Llogaritëse të Institutit Kërkimor të Ndërtimit në Holandë. Duke u bazuar në mbi 30 vjet kërkime dhe përvojë, kompania ofron produkte dhe shërbime softuwerike të klasit botërorë në fushën e zgjidhjeve të elementeve të fundme të dedikuara për inxhinierinë ndërtimore, gjeoteknike, dhe inxhinierisë sizmike.

DIANA (DIsplacement ANAlyzer) është një paketë softuerike e gjerë me shumë qëllime me elemente të fundme që mund të përdoret në një gamë të gjerë sektorësh inxhinierikë:

  • Struktura
  • Inxhinieri Gjeoteknike
  • Gërmime tunelesh dhe nëntokësore
  • Inxhinieri tërmetesh

Programi përfshin modele të gjera të materialeve, biblioteka elementësh dhe procedura analize, të cilat bazohen në teknikat më të fundit dhe më të avancuara të analizës së elementeve të fundme.

Aftësitë e tij unike të analizës fuqizohen nga aftësitë e plota të modelimit, si në 2D ashtu edhe në 3D, dhe përfshin mjete për ndërveprimin CAD/BIM.

DIANA është një paketë softuerike e aprovuar dhe e testuar mirë që është përdorur në projekte të ndryshme historike në të gjithë botën.

 

Bazuar në relacionet e krijuara ndërmjet Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe kompanisë përpiluese të Programit softëerik DIANA FEA, kemi rënë dakord të ndjekim trajnime nga ky program I cili është program shumë I avancuar sa I përket fushës së Ndërtimit.

Trajnimi organizohet online, për 20 (njëzet) studentë dhe 7 (shtatë) pjesmarrës prej stafit akademik nga Fakulteti jonë.Pas përfundimit të trajnimeve do bëhet pajisja me çertifikata për të gjithë pjesmarrësit.

 

Agjenda e trajnimeve është si më poshtë:

 

Module G-1: Getting Started with DIANA (6/12/2021 dhe 9/12/2021)

Module I-1: Python Scripting & Automatization in DIANA (8/12/2021 dhe 14/12/2021)

Module I-2: Nonlinear Finite Element Analysis in DIANA(10/12/2021 dhe 14/12/2021)

Module I-3: Reinforced Concrete Analysis in DIANA(13/12/2021 dhe 16/12/2021)

Module I-4: Thermo-Stress Analysis in DIANA(15/12/2021 dhe 20/12/2021)

Module I-5: Heat of Hydration & Early Age Concrete Cracking Analysis in DIANA(17/12/2021 dhe 21/12/2021)