Urime festa e Flamurit!

27 Nëntor 2024
SHARE

28 nëntori shënon ditën e pavarësisë së shqiptarëve dhe është simbolizuar nga flamuri kuqezi. Kjo ditë përfaqëson historinë e tërë brezave që sakrifikuan dhe u flijuan për një të ardhme më të ndritur të kombit dhe atdheut tonë. 28 nëntori simbolizon unitetin dhe lidhjen e thellë mes elementeve të ndryshme që kanë kontribuar në formimin e identitetit kombëtar, siç janë gjuha, historia dhe vlerat e përbashkëta, të cilat janë kultivuar dhe pasuruar përmes shekujve. Flamuri kombëtar, në këtë kuptim, është një simbol i lavdisë që bashkon dhe barazon ndjenjat e të gjithë shqiptarëve.

Urime dita e simbolit të lavdisë.

 

Poezi nga Vaso Pasha.

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.