Me 31 Janar 2024 Ministri Liburn Aliu i MMPHI (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës) vizitoj Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Takimi kishte karakter pune lidhur me fushat e Interesit për mundësi konkrete të bashkëpunimeve dhe angazhimit të Stafit akademik dhe Institutit të FIN. U parashtruan nevojat e zhvillimit të punëve lidhur me shumë çështje të cilat konsiderohen me prioritet për vendin dhe Institucionet e vendit. Mundësitë që Instituti i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të jetë i përfshirë në punë hulumtuese, analiza dhe hartime të shumë studimeve tani më janë reale, duke vlerësuar themelimin dhe fillimin e punës së Institutit u shfaqën disa nga prioritetet me interes dy palësh;
- Fillimi i krijimit të kornizës së punës për hartimin e kodeve të ndërtimit të vendit tonë,
- Bashkëveprimi Institucional lidhur me funksionalizimin e Odës së Inxhinierëve,
- Përfshirja e studentëve në punë praktike në MMPHI,
- Përfshirja e IFIN dhe mbështetja për MMPHI lidhur me vlerësime, analiza, monitorime të veprave dhe projekteve me interes të përgjithshëm publik.
Gjatë qëndrimit në ambientet e FIN, Ministri Aliu vizitoj edhe laboratorët e Fakultetit në të cilin rast u vlerësuan kapacitetet e ndërtuara në IAL-në tonë.