Marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinës

09 Janar 2024
SHARE

Me 09 Janar 2023, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinës (DIKMK e KP). Mbështetur në interesat e përbashkëta është arritur marrëveshje në mes të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit-Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (FIN-UP), dhe Drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinës për qëllimin e avancimin dhe ngritjen e arritjeve profesionale në arsimimin e lartë, bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe akademik në mes të institucioneve, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit për studentët, stafin akademik dhe administrativ.

DIKMK e KP-së dhe FIN-UP-ja, do të bashkëpunojnë me qëllim ngritjen profesionale të studentëve të programeve të Fakultetit, bashkëpunimeve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, projekteve të përbashkëta në fushat e strukturave, gjeodezisë, hidroteknikës dhe ambientit. FIN do të nxjerrë vendim për angazhimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, të cilët do të rekrutohen në DIKMK e KP-së për realizimin e punës së praktikës profesionale si dhe në situatat e nevojave të studimeve të fushave të caktuara të inxhinierisë së Ndërtimit. Kjo marrëveshje do të ndihmoj edhe projektin hulumtues të financuar nga UP-ja për Vlerësimin dhe Sanimin e Objekteve të banimit në lagjen Ulpiana, në Prishtinë.

Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes është Drejtori I DIKMK e KP-së MSc. Krenar Xhaferi dhe Dekani i FIN Prof.asst.Dr.Florim Grajcevci.

Marrëveshja e Bashkpunimit