Me 13 Dhjetor 2023, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike Banesore ne Prishtinë

15 Dhjetor 2023
SHARE

Me 13 Dhjetor 2023, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike Banesore ne Prishtinë. Mbështetur në interesat e përbashkëta është arritur marrëveshje në mes të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit-Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (FIN-UP), dhe Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë për qëllimin e avancimin dhe ngritjen e arritjeve profesionale në arsimimin e lartë, bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe akademik në mes të institucioneve, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit për studentët, stafin akademik dhe administrativ.

NPB-ja dhe FIN-UP-ja, do të bashkëpunojnë me qëllim ngritjen profesionale të studentëve të programeve të Fakultetit, bashkëpunimeve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, projekteve të përbashkëta në fushat e strukturave, gjeodezisë dhe ambientit. FIN do të nxjerrë vendim për angazhimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, të cilët do të rekrutohen në ambientet e NPB-së për realizimin e punës së praktikës profesionale si dhe në situatat e nevojave të studimeve të fushave të caktuara të inxhinierisë së Ndërtimit. Kjo marrëveshje do te ndihmoj edhe projekti hulumtues te financuar nga UP-ja për Vlerësimin dhe sanimin e objekteve ekzistuese sistem murature ne zonën e Ulpianës, Prishtine.

Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes është Kryeshefi ekzekutiv i NPB, Arton Berisha dhe Dekani i FIN.

Marrëveshja e Bashkpunimit FIN-NPB