Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universitetit të Prishtinës, me SKAT vazhdon duke jetësuar lidhjet direkte me Universitetin e Kolnit në Gjermani dhe sot me datë 04 dhjetor 2023 u organizuan takime ne ambientet e FIN duke marre pjesë Rektori i UP-së Prof.Dr.Qerim Qerimi dhe Prorejktorja Prof.Dr.Arta Basha Jakupi.
Nga 04 deri 08 dhjetor 2023, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit organizohen punëtori të përbashkëta në mes të dy IAL-ve me qëllim të realizimit dhe të thellimit të bashkëpunimit duke prezantuar mundësi të fushave hulumtuese, duke përfshi institucione të vendit. Pjesë e kësaj vizite është edhe përmbushja e projektit Erasmus + në mes të Universiteteve të Prishtinës dhe Kolnit.
Profesorët vizitor nga Universiteti i Kolnit, prof.Lars Ribbe Dekan i Fakultetit të Technology Arts Science TH Koln, Sudeh Dehnavi dhe Xhesika Hoxha do të jenë pjesë e mësimit në programin e akredituar të menaxhimit të integruar të resurseve ujore. Mësimi i paralajmëruar sipas orarit të publikuar me studentët e rregullt organizohet në gjuhë anglishte dhe se profesorët nga Gjermania do të kontribuojnë edhe në shumë aktivitete tjera hulumtuese shkencore me kolegët dhe me studentët nga FIN. Do të zhvillohen edhe praktika me studentët e programit të studimeve MIRU për kohën e studimit të tyre.