Nga 14 deri me 16 dhjetor 2024 FIN zhvillon aktivitetin e saje me punëtorinë “Përmirësimi i Performances Akademike, sfidat për përmbushjen e strategjisë se FIN ne vitin 2025”
Punëtoria u zhvillua në Sarandë dhe Tinarë me aktivitete interaktive përmes zhvillimit dhe nxitjes se debateve.
Në seanca të punëtorisë u diskutua rreth çështjeve aktuale të referuara ngritjes së cilësisë së programeve të studimeve, përmirësimit dhe avancimit të programeve të studimit, vështirësive të efekteve të rënjës së numrit të studentëve si dhe organizimi i konferencës së tretë ndërkombëtare të ICCE 2025.
Veprimet e domosdoshme që FIN duhet të i ndërmarr për vitin e ardhshëm duke i konsideruar të rëndësishme, janë:
Analiza dhe vlerësimi aktual.
- Analizë të hollësishme të performancës aktuale të fakultetit duke përdorur të dhëna të rezultateve të arritjes së studentëve në studime (kalushmërite, numri i të diplomuarave), vlerësimet e lendeve-mësimdhënësve, projektet shkencore, publikimet shkencore, vlerësime të administratës për shërbimet e ofruara.
Rishikimi i Programeve të studimeve, kurrikulave dhe syllabuseve
- Përditësimi i programeve të studimeve për t'i bërë ato më relevante për tregun e punës dhe standardet ndërkombëtare, përditësimi i syllabuseve, harmonizimi i rezultateve te nxënjes, strategjia e përgatitjes të stafit akademik për bartës të programeve të studimeve.
- Avancimi i mësimdhënës, vlerësimi i vazhdueshëm, ri-freskimi i lëndëve duke u bazuar në rezultatet e përgjithshme të programeve të studimeve. Krijimi i strategjisë se programeve te reja për riakreditim. Krijimi i ofertave për Trajnime dhe specializime profesionale.
Zhvillimi i stafit akademik
- Trajnime për stafin mbi pedagogjinë bashkëkohore, hulumtimet shkencore dhe përdorimin e teknologjive mësimore, Inteligjenca artificiale, rëndësia, mundësia e shfrytëzimit të drejtë dhe konsideromi i informatave të fituara.
- Inkurajoni publikime dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.
Inkurajimi i hulumtimeve shkencore
- Ndërkombëtarizimi i FIN përmes projekteve me bashkëpunim ndërinstitucionale, Projektet Erasmus +, CEPUS etj. me fokus përfshirjen e stafit dhe studentëve në hulumtime në fushat specifike të ndërtimit.
- Krijimi i relacioneve ndërkombëtare me IAL-të duke iniciuar dhe zhvilluar bashkëpunime direkte me motive të krijimit të hulumtimeve, mobiliteteve të stafit dhe studentëve.
- Shfrytëzimi sa më shumë i Institutit të FIN për mundësi të projekteve hulumtuese.
Rritja e numrit të studenteve si dhe cilësisë së studentëve
- Organizimi i fushatës së ditëve të hapura në nivel të departamenteve të veçanta të FIN.
- Zhvillimi dhe avansimi i metodave të mësimdhënjes, vlerësimit të vazhdueshëm, vlerësimit të lëndëve dhe mësimdhënësve, vlerësimeve tjera tregues të cilësisë së arritjeve të studentëve.
Infrastruktura dhe teknologjia
- Zhvillimi dhe përmirësimi i laboratorëve, rritja e kapaciteteve të bibliotekës, digjitalizimi – sallat e kompjuterëve, shërbimi i digjitalizuar, avancimi i formatimit dhe njoftimit përmes platformës se fakultetit dhe SEMS.
Ndërkombëtarizimi
- Krijimi i partneriteteve me universitete të huaja për shkëmbime studentësh dhe profesorësh, Erasmus + etj.
- Organizimi i ligjëratave te hapura, punëtorive me tematika nga me të ndryshme.
Planifikimi strategjik dhe monitorimi
- Planifikimi për monitorim te arritjes se strategjisë se zhvillimit Institucional, si dhe strategjisë se hulumtimeve.
- Monitorimi i progresit të vazhdueshëm.
Krijimi i mundësisë se programeve të studimeve në nivel të departamenteve dhe njësive akademike duke zhvilluar kurrikula për MSc dhe PhD.