Në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, UP-së është Nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit Institucional me KRU Gjakova

24 Tetor 2024
SHARE

Sot, me date 24 tetor 2024 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, UP-së është Nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit Institucional me KRU Gjakova.

 
FIN dhe KRU Gjakova kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim duke synuar ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe njohurive profesionale. Qëllimi i bashkëpunimit mes palëve nënshkruese është që të kontribuohet në ngritjen e relevancës dhe përshtatshmërisë së sektorit të arsimit të lartë me ato të nevojave të tregut si dhe të sigurohet ndikimi pozitiv në rritjen e efektshmërisë së bizneseve në sektorin e ujit, inxhinierisë dhe ekonomisë.
 
Marrëveshja e arritur synon në shkëmbimin e nevojave institucionale ndërsa interesi i FIN është zhvillimi i praktikave për studentët, mbështetja e KRU Gjakova me projekte studimore të nevojave të zhvillimit të qëndrueshëm.
 
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Hidroteknikës, Inxhinieria e Ambientit  dhe KRU “Gjakova” Sh.A, Departamenti Teknik, ITUN dhe ITUP në kuadër të bashkëpunimit do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në bazë të veprimtarisë që e zhvillojnë. Studentët e FIN do ta zhvillojnë punën praktike-profesionale në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë. Ky bashkëpunim do të reflektojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve me kërkesat e tregut të punës, në trajnime dhe seminare të ndryshme që të aftësohen profesionalisht resurset humane brenda sektorit, zhvillimin e sektorit ekonomik dhe aplikimin e metodave dhe praktikave më të mira në laboratorët e kësaj njësie
 
Marrëveshja saktëson edhe koordinatoret e sajë me Prof.ass.Dr Lavdim Osmanaj dhe Fjolla Lasku Hoti të cilët ngarkohen me përgjegjësi jetësimin e marrëveshjes.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i FIN, Prof.asst.Dr.Florim Grajcevci dhe Kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova Hasan Krasniqi.