Fondacioni DAKA
Fondacioni “Nexhmedin Kusari – Daka” përfaqëson një ndër mbështetësit më të rëndësishëm të studentëve të dalluar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), duke kontribuar drejtpërdrejt në promovimin e ekselencës akademike dhe përkrahjen e të rinjve me potencial të lartë profesional.
Gjatë tre viteve të fundit, përkatësisht në vitet 2023, 2024 dhe 2025, fondacioni ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për studentët më të suksesshëm të FIN, duke ndarë çdo vit 15 bursa me vlerë prej 800 euro për student. Kjo përkrahje ka qenë një stimul i rëndësishëm për ngritjen e motivimit, performancës akademike dhe angazhimit të studentëve në studime dhe zhvillim profesional.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit shpreh mirënjohje të thellë dhe falënderim të veçantë për Fondacionin “Nexhmedin Kusari – Daka” për kontributin e çmuar dhe partneritetin e vazhdueshëm në mbështetje të arsimit të lartë dhe gjeneratave të reja të inxhinierëve në Kosovë.