"KONFERENCA E 2-të NDËRKOMBËTARE STUDENTORE E INXHINIERISË SË NDËRTIMIT - ISCCE 2024"

22 Dhjetor 2023
SHARE

Në emër të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të merrni pjesë në “KONFERENCA E 2-të NDËRKOMBËTARE STUDENTORE TË INXHINIERISË SË NDËRTIMIT - ISCCE 2024” që do të mbahet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Prishtinë, Kosovë, më 25-27  Prill 2024.

Programi shkencor do të trajtojë tema të ndryshme që mbulojnë fushat e: Strukturave dhe Inxhinierisë së tërmeteve; Metodat Llogaritëse në Inxhinierinë e Ndërtimit; Menaxhimi dhe Teknologjia e Ndërtimit; Materialet e Ndërtimit; Inxhinieri Gjeoteknike; Inxhinieri Hidraulike dhe Bregdetare; Hidrologjia, Vërshimet dhe Menaxhimi i Burimeve; Projektimi i Qëndrueshëm i Strukturave; Inxhinieri Transporti; Cilësia dhe Menaxhimi i Mjedisit; Trajtimi i Ujit dhe Ujërave të Zeza; Efiqienca dhe Energjia e Rinovueshme; Ndryshimet klimatike, adoptimi dhe lehtësimi;  Gjeodezi, Hartografi, Fotogrametri dhe RS; Gjeoinformacioni dhe SKZHI; Ndërtesat Historike dhe Monumentale.

 

Ju lutemi vini re se afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 23 shkurt 2024.

 

Kjo do të jetë një ngjarje emocionuese që nuk duhet humbur.

Ju mirëpresim në Prishtinë.

 

Informacion më të detajuar gjeni në faqen zyrtare të konferencës.

www.iscce.uni-pr.edu