E lindur me 13 mars 1975 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoj në Prishtinë ndërsa studimet universitare i përfundoj në në vitin 2005 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës duke u graduar me titull Inxhiniere e diplomuar e Arkitekturës, Master Shkencor i studimeve profesionale shumëdiciplinore në RIT, NY në vitin 2011. Mimoza ushtron pozita në Institucionet vendore si Udhëheqëse dhe Arkitekte në Divizionin për Politika të Patundshmërisë dhe Standardeve si udhëheqëse, pastaj e përshirë në Departamentin e Standardeve dhe Politikave të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare tek Ministria e Punëve të Brendshme. Nga viti 2001 e më tutje është pjesë e Institucionit vendor tek planifikimi dhe udhëheqja e politikave për projektet dhe ndërtimet e institucioneve publike respektivisht të ndërtesave qeveritare. Mimoza përshihet në aplikimin e politikave, standardeve dhe normave teknike ne te gjitha projektet dhe ndërtesat qeveritare, planifikim, dizajnim, projektim dhe mbikëqyrje të projekteve të ndryshme, në të gjitha qendrat e Kosovës. Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm të projektit përfshirë planet – projektet, specifikimet, dokumentet e tenderimit, udhëzimet, përshkrimin e punës, paramanës dhe parallogarinë financiare. Edukimi i vazhdueshëm duke u përgatitur me trajnime shtesë pajisur me Certifikatë Profesionale- JICA, Japoni, dhe Certifikatë profesionale për auditimin e Energjisë në Ndërtesa, Certifikatë nga Universiteti i Prishtinës - Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri QEQ. Nga viti 2021 e përfshirë në trupën këshillëdhënëse të FIN sekretare, ndërsa nga viti 2025 është zv.kryetare e trupës këshillëdhënëse të FIN, dhe delegohet nga Subjekti i Ministria e Punëve të Brendshme.