Sabri Zylfiu

Sabri Zylfiu

Kryetar i Bordit Industrial të FIN

Nr.kontaktues:

//

I lindur me 20 maj 1958 në fshatin Kopërnicë të Dardanës. Shkollën fillore dhe të mesmen i përfundoj në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme Teknike të Gjeodezisë në Gjakovë. Në vitin 1981 diplomon në Gjeodezi në Universitetin e Beogradit. Në vitin 2018 përfundon studimet në programin e Gjeodezisë Master në Universitetin Metropolitan të Tiranës. Sabriu vazhdon me arritjet e karrierës duke përfunduar kurs pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare në vitin 2007. Në vitin 1982 licencohet për punë Gjeodezike dhe Kadastrale nga institucionet vendore, ndërsa gjithashtu licencohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në vitin 2010 duke mbajtur rilicencimin në vitet pasuese 2013, 2018 deri në 2026. Gjatë karrierës Sabriu ushtron funksione dhe pozita të ndryshme në Institucionet e Kosovës dhe jashtë, sikur 1974-1977, - Komuna e Dardanës, 1978 – 1979, Novi grad Kroaci, nga vitet 1981 deri 1984 dhe nga 199 deri 2010 mësimdhënës në shkollat e mesme të Gjeodezisë në Prishtinë dhe Ferizaj. Nga vitet 1984 deri 1999 shërbyes në pozita të ndryshme si gjeodet në Komunën e Prishtinës, pastaj vazhdon angazhimin në Komunë deri në vitin 2003. Nga vitet 2005 deri në 2010 i angazhuar në shërbime në institucione vendore qeverisëse në disa nga Ministritë e qeverisë së Kosovës. Sabriu shquhet me kontribute te institucioneve sportive dhe kulturore në vend sikur janë klubi i futbollit “Arbëria”, klubi i boksit “Gollaku”, Shoqata e pavarur e Gjeodetëve si dhe nga viti 2021 i përfshirë në trupën këshillëdhënëse të FIN zv.kryetar, ndërsa nga viti 2025 është kryetar i trupës këshillëdhënëse të FIN dhe delegohet nga Subjekti i BAUINVEST CO, Prishtinë.