I lindur më 13.01.1956 në Cernicë të Gjilanit. Shkollën fillore e përfundoj në vendlindje. Shkollën e mesme teknike në Gjakovë, ndërsa studimet në drejtimin e gjeodezisë në Universitetin e Beogradit. Nivelin Master në Shkencat e Menaxhimit në Inxhinieri, në Universitetin Metropolitan të Tiranës –UMT. Murati ka gjithë përfshirje në profesionin e tij në jetë duke filluar nga viti 1974 në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadaster dhe marrëdhënie Pronësore-Juridike. Në 1979 i përfshirë në fushën e Gjeodezisë Inxhinierike, në Kombinatin Ndërtimor Industrial “Ramiz Sadiku”, duke realizuar monitorimin e objekteve të mëdha ndërtimore si Pallati i Rinisë në Prishtinë, Hidrosistemi Ibër-Lepenc, Ferronikel, Kosova B, Fakulteti Teknik, Stacioni i autobusve dhe objekte tjera të rëndësishme. Përfshirja në PTT Telefoniku, si kryes i matjeve dhe hartimit të dokumentacionit teknik të përqojave telefonike, në vitin 1983 u transferua në ish BVI-në për Banim dhe Veprimtari Komunale, në Gjilan. Në 1988 u emërua Drejtor në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Gjilanit, ndërsa në 2001 u rikthye në pozitën e njëjtë, në 2002, 2003 dhe 2004 menaxhoj i Agjencinë Kadastrale të Kosovës si Kryeshef Ekzekutiv. Ishte trajner në menaxhimin e projekteve për drejtoritë Komunale Kadastrale në Kosovë. Në 2007 u punësua në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ndërsa nga viti 2008 kaloi në sektorin privat, përkatësisht në Blom Info AS, si menaxher lokal i kompanisë Suedeze. Aktuualisht është Kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, delegat i federatës ndërkombëtare të Gjeodetëve-FIG dhe delegat i Asamblesë së Përgjithshme të këshillit të Gjeodetëve të Evropës-CLGE. Pjesëmarrës i kongreseve dhe asambleve të përgjithshme në Washington DC, Budapest, Rome, Geneva, Cairo, Berlin, Limasol, Kuala Lumpur, Hanoi etj. Pjesëmarrës në shumë trajnime, forume, seminare dhe vizita studimore. Nga viti 2025, anëtar i Trupës këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit dhe delegohet nga Subjekti i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës.