I lindur me 11 gusht 1987 në Tërdec, Komuna e Drenasit. Shkollimin fillor në fshatin Abri e Epërme, ndërsa shkollën e mesme në Drenas. Ne vitin 2011, përfundon studimet Master në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ka ndjekur disa trajnime Profesionale në shumë fusha, në vend dhe jashtë vendit, Në vitin 2012 ka filluar studimet e Doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Europian në Tiranë. Autor i disa punimeve shkencore në fushën e Menaxhmentit. Nga viti 2009 angazhohet në kompaninë “Unio Commerce” përkatësisht në Fabrikën e bllokova Silcapor, me seli në Grand Hotel Prishtina, në Departamentin e Marketingut, nga janari i vitit 2010 deri në 2011, ka udhëhequr departamentin e Marketingut, në vitin 2012, është angazhuar në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), si Koordinator i nëndistriktit në Skenderaj. Nga viti 2015, në kompaninë për distribuim të energjisë elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) si udhëheqës për mbështetje administrative për distriktin e Mitrovicës. Nga viti 2016 është i angazhuar si menaxher i burimeve njerëzore dhe marketingut në kompaninë Al Trade. Themelues i kompanisë Telenews sh.p.k, konsulent profesional i jashtëm në disa kompani. Pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare të fushave të ndryshme. Nga viti 2021, anëtar i Trupës këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit dhe delegohet nga Subjekti i kompanisë Al Trade.