Ditjon Gallopeni, Inno Group

Ditjon Gallopeni, Inno Group

Anëtar

Nr.kontaktues:

//

I lindur me 19 janar 1997 në fshatin Dobërdelan, Komuna e Suharekës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në vendlindje. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës, në programin e studimeve në BSc Gjeodezi në vitin 2022. Aktualisht vazhdon studimet e në programin e studimeve MSc Gjeodezi në FIN, Universitetin e Prishtinës. Ditjoni është i licencuar si Gjeodet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në vitin 2024. Ka përvojë të gjerë profesionale në fushën e gjeodezisë, projektimit dhe inxhinierisë infrastrukturore, duke ushtruar detyra në sektorin publik dhe privat. Ka qenë i angazhuar në projekte të rëndësishme të matjeve gjeodezike, modelimit 3D, hartografisë, dizajnimit të infrastrukturës rrugore, mbikëqyrjes së punimeve, si dhe analizave teknike në projekte rrugore, hekurudhore, energjetike dhe ndërtimore. Në Inno Group SH.P.K, Ditjon Gallapeni është themelues si dhe udhëheqës i ekipit të projektuesve për projekte të kompleksitetit të lartë në infrastrukturë rrugore dhe urbane. Nga viti 2024, anëtar i Trupës këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit dhe delegohet nga Subjekti kompani private, Inno Group.