Faton Bajselmani, GeoLaser

Faton Bajselmani, GeoLaser

Anëtar

Nr.kontaktues:

//

I lindur me 14 tetor 1988 në Sallagrazhdë të Suharekës, ku aty kreu edhe shkollën dhe të mesme fillore. Studimet baçelor i përfundoj në vitin 2010 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në programin e studimeve BSc Gjeodezi, dhe në vitin 2019 përfundon studimet MSc në Gjeodezi. Karrierën profesionale e filloj nga viti 2009 në sektorin privat deri në vitin 2018 ku edhe u pavarësua dhe krijoj kompaninë private me emrin “Geo Laser” shpk të cilën e menaxhon me përgjegjësi. Nga karriera profesionale deri më tani me mbi 16 vite përvojë ka marre pjesë në shumë projekte publiko-privatë në lëmine e gjeodezisë me theks të veçantë në fushën e gjeodezisë inxhinierike në monitorimin e objekteve infrastrukturore si rrugë, ura, hidrocentrale etj., e po ashtu edhe në fushën e kadastrës në përcaktimin e pronësisë dhe kufijve të tokave përmes parcializimeve dhe mirëmbajtjeve kadastrale. Fatoni ka shkathtësi për përdorim të instrumenteve gjeodezike bashkëkohore e po ashtu edhe në GIS dhe hartografi. Aktualisht punon në tregun e punës në sektorin privat në projekte të ndryshme inxhinierike dhe kadastrale. Nga viti 2024, anëtar i Trupës këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit dhe delegohet nga Subjekti kompani private, Geo Laser.