DSc. Nehat Koçinaj, AME e MPB

DSc. Nehat Koçinaj, AME e MPB

Anëtar

Nr.kontaktues:

//

I lindur me datë 11.06.1964. Në Prizren. Shkollimin fillor mbaroj në vendlindje ndërsa atë të mesëm dhe  Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore, ku diplomoi në vitin 1988 ,Beograd Ish RSFJ,  MSc në Artet e Administrimit Publik dhe Shkenca Politike, viti 2011 Prishtinë, Kolegji Dardania. Doktoratën në Katedrën për Studime në Sigurinë Kombëtare e përfundoj në vitin 2022 Sofje, në University of Library Studies and Information Technologies (SULSIT). Trajnime dhe specializime të përfunduara në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke përfshirë kurse operative dhe menaxhimi. Koçinaj ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr kurse të ndryshme trajnimi dhe ushtrime në terren nga Mbrojtja Civile e Bashkimit Evropian në të gjithë Ballkanin dhe ushtron detyrën si Koordinator Kombëtar i Trajnimeve të Kosovës dhe Pikë Kontakti për iniciativat e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile ( UCPM DG ECHO). Ai është gjithashtu aktiv në kërkime akademike dhe konferenca ndërkombëtare mbi menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe sigurinë publike. Mbi 20 vite përvojë në fushën e menaxhimit emergjent, udhëheqës i proceseve në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në mbrojtjen civile në dy nivelet e organizimit shtetëror të RKS. Nga viti 2021, anëtar i Trupës këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit dhe delegohet nga Subjekti i Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, Ministria e Punëve të Brendshme, Kosovë.