I lindur më 09 shkurt 1987 në Lipjan, shkollimin fillor e përfundoi në fshatin Llugaxhi në vitin 2001, ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin Matematiko-Natyror të Lipjanit në vitin 2005. Studimet bachelor në drejtimin e Hidroteknikës i mbaroi në vitin 2009 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ku më pas, në vitin 2018, përfundoi edhe programin Master në të njëjtin drejtim. Armendi ka eksperiencë mbi 15 vite përvojë në zbatim dhe projektim në fushën e ndërtimit dhe në sektorin e ujit. Përvoja e tij përfshin gjithashtu menaxhimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, ku ai ka qenë aktiv si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Në Kosovë, aktivitetet kryesore profesionale të tij lidhen me zhvillimin e projekteve në fushën e furnizimit me ujë, largimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, rregullimin e lumenjve, projektet e rrugëve lokale dhe autostrada, si dhe hartimin e studimeve të fisibilitetit për penda dhe projekte të tjera infrastrukturore. Aktualisht, ai është Drejtor Teknik në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A, dhe se nën drejtimin e tij, institucioni ka shënuar progres të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm në realizimin e plotë të mandatit të tij. Nga viti 2023, anëtar i Trupës këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit dhe delegohet nga Subjekti i KRU Prishtina.