I lindur me 22 Qershor 1980 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoj në Prishtinë ndërsa studimet universitare i përfundoj në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në vitin 2004 duke u graduar me titull Inxhinier i diplomuar i Arkitekturës. Ermiri është arkitekt dhe menaxher me mbi dy dekada përvojë profesionale në fushën e projektimit, inxhinierisë ndërtimore dhe menaxhimit të projekteve publike e private. Karrierën e tij profesionale e ka filluar paralelisht si në institucione publike, ashtu edhe në sektorin privat, duke qenë i angazhuar në projekte të ndryshme. Në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, ai ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës, duke kryer punën në pozita të ndryshme profesionale dhe udhëheqëse brenda ndërmarrjes. Aktualisht mban pozitën e Menaxherit të Departamentit për Planifikim, Projektim dhe Mbikëqyrje në kuadër të NPB. Gjithashtu është mjaft aktiv sektorin privat duke u angazhuar në projektimin dhe mbikëqyrjen e objekteve banesore, afariste, administrative, sportive, kulturore, etj. Një pjesë thelbësore e punës së tij lidhet me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë ndërtimore të Kosovës, në projekte që përfshijnë identifikimin, dokumentimin dhe restaurimin e objekteve me vlera arkitektonike. Aktiv në workshop-e, simpoziume dhe trajnime profesionale kombëtare e ndërkombëtare, të fokusuara në menaxhim, prokurim publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të ndërtuar. Është anëtar themelues i Odës së Arkitektëve të Kosovës. Nga viti 2023, anëtar i Trupës këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit dhe delegohet nga Subjekti i NPB, Prishtinë.