I lindur me 19 Shtator 1978 në Prishtinë. Sabriu është themelues dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë Next Plus, e themeluar në vitin 2004 (ish “City Computer”), e cila sot funksionon përmes tri njësive kryesore: Next Solutions (Autodesk Silver Partner për Kosovë dhe Shqipëri), Next Store (teknologji dhe pajisje profesionale) dhe Next Academy (Qendër e licencuar Trajnuese nga Autodesk për trajnime profesionale për softverë të inxhinierisë). Përmes rolit të tij strategjik, Sabriu ka kontribuar në legalizimin e softuerëve profesionalë në treg, promovimin e teknologjive të avancuara në sektorin e projektimit, ndërtimit dhe prodhimit, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në komunitetin inxhinierik. Ai është i përfshirë në dhjetëra iniciativa profesionale dhe bashkëpunime ndërkombëtare me kompani dhe institucione si Autodesk, CGS Labs, StudioArs, CADprofi, Microsoft, Adobe etj, si dhe me universitete dhe institucione publike në Kosovë dhe Shqipëri. Sabriu zhvillon rregullisht konferenca, trajnime dhe aktivitete të ndryshme të fokusuar në transformimin digjital, BIM, projektim të avancuar dhe edukim teknik. Nga viti 2021 i përfshirë në trupën këshillëdhënëse të FIN, ndërsa nga viti 2025 është sekretar i trupës këshillëdhënëse të FIN, dhe delegohet nga Subjekti i Next Plus.