Xhelal Orana

Xhelal Orana

Ligjërues

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Xhelal ORANA (1928-2006). Gjeolog, mësimdhënës universitar. Lindi në Gjilan, ku kreu shkollën fillore, ndërsa shkollën e mesëm e kreu në Prishtinë. Në vitin 1955 u diplomua në Fakultetin Mineral-Gjeologjik në Beograd. Në fillim të karrierës profesionale punoi në Gjilan si referent për kërkime gjeologjike dhe eksploatimin e lëndës minerale. Në vitin 1959 u zhvendos në Shkup, si shef i sektorit për konsolidim të truallit në ndërmarrjen “Makrofill”. Në vitin 1969 u zgjodh ligjërues në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës dhe më vonë ligjërues në studimet pasuniversitare në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të UP-së. Ushtroi detyra të ndryshme udhëheqëse në Fakultetin Teknik, ndërsa ishte i përfshirë në një sërë komisionesh dhe komitetesh, si kryetar i Komisionit të Sekretariatit Krahinor për Ekonomi dhe për verifikim të rezervave të lëndës minerale, anëtar i Kryesisë së Komitetit të ish-Jugosllavisë për Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inxhinierike etj. Mori pjesë në ndërtimin e shumë digave në Kosovë dhe Maqedoni. Është autor i disa punimeve shkencore nga lëmi i gjeologjisë inxhinierike, minerale dhe ndërtimore.