Mehmet Dobërçani

Mehmet Dobërçani

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Mehmet DOBËRÇANI (1931-2008). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në Prishtinë. Kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa studimet e larta në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit (1964). Gjatë studimeve, punoi në ndërmarrjen “Kishnica”, Prishtinë e më pas në KNI Ramiz Sadiku në Prishtinë. Në vitin 1997, mbrojti disertacionin në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Universiteti i Tetovës. Në vitin 1965 u zgjodh asistent në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP). Nga viti 1975 ishte profesor në Fakultetin Teknik të UP-së. Ka punuar në mbikëqyrjen e shumë objekteve duke filluar nga mbikëqyrja e drejtorisë së ndërtesës “Kishnica“, si organ mbikëqyrës në ndërtesën e pallatit të shtypit “Rilindja”, objekti  Biblioteka e Kosovës, burgu në Gjurakovc, e shume te tjera deri në pensionimin e parakohshme në vitin 1990. Është mare edhe me aktivitete sportive në fillim si basketbollist, nga 1963-1978 si kryetar i lidhjes basketbollistike të Kosovës, nga 1978-1986 si anëtarë i lidhjes basketbollistike të Jugosllavisë, në periudhën 1982 - 1983  ka qenë kryetar i lidhjes basketbollistike të ish Jugosllavisë.