Asllan Haxha

Asllan Haxha

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Asllan HAXHA (1942-2015). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në fshatin Maxherë të Shalës së Bajgorës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Mitrovicë. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Beograd. Gjatë viteve 1971-1973 ka ndjekur studimet postdiplomike në Universitetin e Zagrebit, ku edhe mori gradën shkencore Magjistër i Ndërtimtarisë. Në vitin 1971 u pranua si asistent e pastaj edhe si ligjërues i lëndës “Mekanika” në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, deri në vitin 1991 kur edhe largohet nga Kosova për në Gjermani. Në periudhën 1979-1980 ka kryer specializimin në Institutin për Dinamikë në Politeknika Gdansk, Poloni. Në Gjermani ka vazhduar aktivitetin profesional në kompani dhe projekte të ndryshme në fushën e ndërtimtarisë. Gjatë jetës së tij ka ushtruar funksione të ndryshme si Inxhinier i Ndërtimtarisë në kombinatin “Trepça” në Stanterg, mësimdhënës në Gjimnazin e Mitrovicës si dhe Drejtor i Entit për Urbanizëm dhe Ndërtim në Mitrovicë.