Ali SHALA (1940-2012). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Pantinë, kurse të mesmen në Mitrovicë. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë, drejtimi Hidroteknikë në Universitetin e Beogradit. Në vitin 1971 zgjedhet Asistent në katedrën e Hidrotaknikës në Fakultetin Teknik, Universiteti i Prishtinës. Po në këtë vit angazhohet poashtu në ekipin e profesorëve të Universitetit të Prishtinës për bashkëpunim me Universitetin e Tiranës. Në vitin 1987, merr titullin Magjistër i Ndërtimtarisë në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Zagreb. Ka punuar në kombinatin “Trepça” si udhëheqës për mirëmbajtjen e objekteve hidroekonomike, si dhe në Kombinatin Ndërtimor-Industrial “Ramiz Sadiku” si udhëheqës i repartit të betonjerkës në Mitrovicë. Ka qenë anëtar i shoqatave si “Shoqata për hulumtime Hidraulike”, “Shoqata e Hidrologëve”, “Komiteti ndërshtetëror për programe Hidrologjike”, etj. Nga viti 1981 e deri në pensionim ishtë shef i katedrës së Hidroteknikës në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë punës në Fakultet ushtroi shumë prej funksioneve udhëheqëse. Në fillim të viteve të 90-ta projektoi dhe realizoi laboratorin e Hidraulikës në ndërtesën e re të Fakultetit Teknik. Në vitin 1993 mbrojti temën e disertacionit dhe morri titullin Doktor i Shkencave Teknike. Gjatë jetës së tij profesionale mori shumë shpërmblime dhe mirënjohje nga institucione të ndryshme. Punoi dhe veproi si Profesor i rregullt pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë deri në pensionimin e tij, e pastaj vazhdoi të punoj si bashkëpuntor i jashtëm i Fakultetit deri në vdekjen e tij.