Afrim Vokshi

Afrim Vokshi

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Afrim VOKSHI (1930-2019). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në Tiranë. Kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Tiranë dhe Prishtinë ndërsa studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit. Në fillim punoi në Shkup e më pas si projektues i strukturave në Tetovë, Gostivar "Mavrovë" dhe në Shkup “Pellagonia". Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Shkupit (1971). Në vitin 1976 u specializua në fushën e konstruksioneve metalike në Universitetin Politeknik në Temishvar, në Rumani, ndërsa disertacionin e mbrojti në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP) në vitin1979. Nga viti 1969 ishte ligjërues në Fakultetin Teknik të UP-së, më vonë merr titujt docent dhe profesor inordinar, kurse më 1986 u zgjodh profesor ordinar. Botoi tekstin Universitar "Konstruksionet e ndërtesave metalike" (1986). Fushat kryesore të studimeve të tij ishin: ndërtesat metalike, mbajtësit hapësinorë dhe urat metalike. Që nga themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës ishte i angazhuar në punë pedagogjike-mësimore. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore e profesionale.