Isak Hoxha

Isak Hoxha

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Isak HOXHA (1947-2025) Prof. Dr. Lindi në fshatin Zhur të Prizrenit. Shkollimin fillor dhe të mesëm i përfundoj në vendlindje. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të Universitetit të Prishtinës në vitin 1971. Pas diplomimit, vijoi studimet pasuniversitare në të njëjtin drejtim në FSHMN të Zagrebit (1971–1973) të cilat i përfundoj në vitin 1982 në fushën e analizës funksionale. Gjatë viteve 1987–1988, qëndroi në Minsk për një vizitë studimore, ku përgatiti tezën e doktoratës, të cilën e mbrojti me sukses më 1989 në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1973 u emërua asistent në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1982 u emërua ligjërues për lëndët e Matematikës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Në 1990 u emërua në thirrjen akademike Docent, në 1993 Profesor Inordinar dhe në 2003 Profesor Ordinar në Universitetin e Prishtinës. Profesori Isak Hoxha la prapa jetës së tij tekste mësimore, punime shkencore dhe kontribute të çmuara për Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në fushat e shkencës së Matematikës. Si mësimdhënës dhe kontribuues i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Universitetit të Prishtinës ai ishe i vlerësuar me mirënjohje dhe lëvdata, diploma dhe falënderime.