Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Integrated Water Management for Sustainable Tourism Development”

29 Maj 2025
SHARE

Me datat 29–30 Maj 2025, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, po mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Integrated Water Management for Sustainable Tourism Development”, organizuar në kuadër të njësisë kërkimore “Pasuritë ujore”, ku është pjesë edhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Hidroteknikës i Universitetit të Prishtinës.

Konferenca bashkon ekspertë, studiues dhe institucione akademike për të diskutuar menaxhimin e integruar të burimeve ujore si bazë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, me fokus të veçantë në zonat me potencial natyror dhe kulturor.
Në këtë ngjarje prestigjioze po marrin pjesë Universiteti i Prishtinës, Poznań University of Life Sciences nga Polonia dhe BOKU University nga Austria, me të cilat Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka ndërtuar bashkëpunim akademik dhe kërkimor në fushën e menaxhimit të burimeve ujore, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe evropian në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes turizmit.