Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, me të katër departamentet e tij morën pjesë në panairin “University Fair 2025”

27 Prill 2025
SHARE

Në datën 25 prill 2025, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, me të katër departamentet e tij – Departamenti Konstruktiv, Departamenti i Hidroteknikës, Departamenti i Gjeodezisë, Gjeoinformacion, Observimet e tokës dhe Hapësirës dhe Departamenti i Inxhinierisë së Ambientit – morën pjesë në panairin “University Fair 2025” të organizuar nga International School of Prishtina.

Në këtë ngjarje të rëndësishme akademike, nxënësit e shkollave të mesme patën mundësinë të njiheshin nga afër me programet tona të studimit, drejtimet e specializimit si dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për një të ardhme të suksesshme.

Përmes prezantimeve profesionale, materialeve informuese dhe bashkëbisedimeve të drejtpërdrejta me stafin akademik, nxënësit u njohën më mirë me rolin thelbësor të inxhinierisë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndërtimin e komuniteteve moderne.

Pjesëmarrja jonë në këtë panair përforcon angazhimin e Fakultetit për të frymëzuar gjeneratat e reja drejt rrugëve të dijes dhe inovacionit.