Më datë 07.02.2025, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit organizoi një prezentim mbi programin softuerik “PROTA STRUCTURE”, ku morën pjesë mbi 50 persona, përfshirë studentë, staf akademik dhe përfaqësues nga industria e ndërtimit.
Hapjen e këtij aktiviteti e bëri Dekani i Fakultetit Prof. Florim Grajçevci, i cili theksoi rëndësinë e teknologjisë dhe softuerëve të avancuar në inxhinieri për ngritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve dhe stafit.
Prezentuesit, Mr. Mustafa Tümer Tan, ekspert nga Ankara, dhe Prof. Sergey Churilov, nga Universiteti "St. Cyril and Methodius" në Shkup, prezantuan funksionalitetet dhe avantazhet e përdorimit të PROTA STRUCTURE për analiza dhe dizajn të strukturave.
Në fund të aktivitetit, Dekani i fakultetit i falënderoi prezentuesit dhe u dorëzoi atyre letra mirënjohjeje për kontributin e tyre në zhvillimin e këtij prezentimi të suksesshëm.
Gjatë këtij eventi u dakorduam për një bashkëpunim të mëtejshëm mes Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe menaxhmentit të PROTA STRUCTURE, për të pajisur 20 kompjuterë në laboratorët e fakultetit me versionin akademik të këtij softueri . Ky bashkëpunim synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit akademik, duke promovuar përdorimin e softuerëve të avancuar inxhinierikë.




