Programet studimore - Inxhinieri e ambientit BSc

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka aktivitetet kryesore të fokusuara në mësimdhënie dhe mësimnxënien, dhe gjatë gjithë kohës ka në qendër të vëmendjes studentin. Përsosja e mësimdhënies është e arritur përmes punës kërkimore që realizohet nga personeli akademik i Fakultetit. Angazhimi i personelit akademik në fushat e hulumtimeve është prezent jo vetëm në vend, mirëpo edhe jashtë vendit duke dhënë kontribut shkencorë në konferenca shkencore me punime shkencore të publikuara edhe në revistat më prestigjioze në botë për fushës e Inxhinierisë së ambientit.

Programi i studimit BSc-Inxhinieri e Ambientit organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Inxhinierisë së Ambientit sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS (European Credit Transfer and Accumulation SystemSistemi Evropian i transferteve dhe krediteve të akumuluara).

Sipas Programit Kombëtar të Shkencës, i cili ka identifikuar pesë prioritete kombëtare shkencore me qëllim që të krijohen kushte edhe për përgatitje të një programi sistematik arsimor hulumtues, “Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi” zë vendin e parë në mesin e këtyre pesë prioriteteve. Kjo për arsye se, vendi është duke u përballur me shfrytëzim të pakontrolluar të burimeve natyrore, dendësi të madhe të popullatës dhe prani të aktiviteteve ekonomike me ndikim të madh në ambient. Si rezultat i kësaj, dhe sidomos qasja e shfrytëzimit jo fer të ambientit në vendin tonë (përballja e ndërveprimit midis aktiviteteve njerëzore dhe ndikimi i tyre në burime natyrore, ndryshime klimatike etj.) kanë bërë që në Fakultetin e Ndërtimtarisë të ofrohet programi i ri i studimit të nivelit baçelor, Inxhinieri e Ambientit. Ky program është i pari dhe i vetmi i kësaj lëmie në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, andaj dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore që do të kontribuojnë në përmirësimin e ambientit.

Programi i studimit BSc-Inxhinieri e Ambientit, organizohet në gjashtë semestra gjatë tre viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 180ECTS të grumbulluara.

Sipas Kurrikulës të Programit të studimit BSc-Inxhinieri e Ambientit, pas përfundimit të studimeve studenti merr kompetenca të avancuara për Inxhinierisë së Ambientit, sikur.

  • Identifikojnë, formulojnë dhe zgjidhin probleme ambientale duke aplikuar principe inxhinierike, shkencore dhe matematikore.
  • Komunikojnë efektshëm me një sërë audiencash.
  • Identifikojnë, formulojnë dhe zgjidhin probleme në fushën e: menaxhimit të ujit urban, mbrojtjes së ujit nga ndotja, teknologjisë së trajtimit të ujit, riciklimit të mbeturinave dhe inxhinierisë së deponive, mbrojtës së dherave dhe kontrolle të ndotjes së ajrit.
  • Zhvillojnë dhe kryejnë analiza të përshtatshme, interpretojnë të dhëna dhe shfrytëzojnë gjykim inxhinierik për të nxjerrë përfundime.
  • Identifikojnë materiale të përshtatshme dhe ndikimin e tyre ne inxhinieri ambienti.
  • Njohin mënyrat e zbatimit të vlerësimit të ndikimeve ambientale për parandalim të ndikimeve në ambient.
  • Kontribuojnë në planifikim, projektim, implementim dhe mbikëqyrje të objekteve të ndryshme që lidhen me inxhinierinë ambientale.

 

Inxhinieri e Ambientit BSc. 2022/2023 - 2026/2027
Publikuar me: 22/09/2022 Shkarko
Inxhinieri e Ambientit BSc. 2019/2020 - 2021/2022
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Inxhinieri e Ambientit BSc. 2015/2016 - 2018/2019
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko