Programet studimore - Gjeodezi MSc

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka aktivitetet kryesore të fokusuara në mësimdhënie dhe mësimnxënien, dhe gjatë gjithë kohës ka në qendër të vëmendjes studentin. Përsosja e mësimdhënies është e arritur përmes punës kërkimore që realizohet nga personeli akademik i Fakultetit. Angazhimi i personelit akademik në fushat e hulumtimeve është prezent jo vetëm në vend, mirëpo edhe jashtë vendit duke dhënë kontribut shkencorë në konferenca shkencore me punime shkencore të publikuara edhe në revistat më prestigjioze në botë për fushës e Gjeodezisë.

Programi i studimit MSc-Gjeodezi organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Gjeodezisë sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS (European Credit Transfer and Accumulation SystemSistemi Evropian i transferteve dhe krediteve të akumuluara).

Programi i studimit MSc-Gjeodezi organizohet në katër semestra gjatë dy viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 120ECTS.

Niveli i studimit bazohet në një sfond specifik të studimeve me te thelluara se sa në nivelin bacelor, ku studentet mund te përfitojnë njohuri me te theksuara shkencore te bazuar ne hulumtim. Ne këtë modul do te ketë një dedikim me te larte për punën ekipore hulumtuese përmes projekteve te përbashkëta përmes grupeve te studenteve.

Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e kuadrove, duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në fushat e gjeodezisë, gjeoinformacionit dhe vrojtimit te Tokës nga hapësira. Gjithashtu do te fokusohet edhe ne aftësimin e studenteve me njohuritë e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave inxhinierike, si problemet globale te specifikuar nga Agjenda 2030 e synimit te zhvillimit e qëndrueshëm (SDG)

Sipas Kurrikulës të Programit të studimit MSc-Gjeodezi, pas përfundimit të studimeve studenti merr kompetenca të avancuara për Gjeodezi, sikur.

  • Zbaton njohuritë e gjeodezisë dhe gjeoinformatikës në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.
  • Zbaton metodat e matjes dhe të përpunimit satelitor, ajror dhe LIDAR.
  • Zbaton dhe interpreton të dhënat hapësinore që lidhen me mjedisin, gjeologjinë, bujqësinë, menaxhimin e fatkeqësive.
  • Identifikon, formulon dhe zgjidhë problemet e vëzhgimit të tokës dhe hapësirës duke zbatuar parimet inxhinierike, shkencore dhe matematikore.
  • Komunikon në mënyrë efektive me një sërë audiencash dhe interpretoni probleme të ndryshme dhe komplekse.
  • Identifikon, formulon dhe zgjidhë problemet specifike në fushën e kadastrës dhe të drejtave pronësore
  • Zhvillon analiza të adekuate, interpreton të dhënat dhe gjykon në fushën e inxhiniersë gjeodezike për të nxjerrë përfundime.
  • Vendos sisteme të koordinatave kombëtare dhe datumin gjeodezik.
  • Kontribuon në planifikimin, projektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e problemeve të ndryshme të gjeoinformacionit.

 

Gjeodezi MSc. 2022/2023 - 2026/2027
Publikuar me: 22/09/2022 Shkarko
Gjeodezi MSc. 2019/2020 - 2021/2022
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Gjeodezi MSc. 2016/2017 - 2018/2019
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko