Programet studimore - Gjeodezi BSc

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka aktivitetet kryesore të fokusuara në mësimdhënie dhe mësimnxënien, dhe gjatë gjithë kohës ka në qendër të vëmendjes studentin. Përsosja e mësimdhënies është e arritur përmes punës kërkimore që realizohet nga personeli akademik i Fakultetit. Angazhimi i personelit akademik në fushat e hulumtimeve është prezent jo vetëm në vend, mirëpo edhe jashtë vendit duke dhënë kontribut shkencorë në konferenca shkencore me punime shkencore të publikuara edhe në revistat më prestigjioze në botë për fushës e Gjeodezise.

Programi i studimit BSc-Gjeodezi organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Gjeodezisë sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS (European Credit Transfer and Accumulation SystemSistemi Evropian i transferteve dhe krediteve të akumuluara). Bazat për zhvillimin e programit të studimit BSc Gjeodezi janë zhvillimi i shoqërisë, krijimi i njohurive më të reja shkencore në fushat e pajisjeve në tregun e punës, si dhe shërbimet profesionale për nevojat e tregut. Sikur në gjithë Botën, në Evropë ashtu edhe në vendin tonë trendët e zhvillimit në sektorin e gjeodezisë janë konkurrente dhe vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë mjaft të lartë sidomos në periudhën 15 - 20 vitet e kaluara. Kërkesat e tregut të punës gjithnjë e më të shtuara për shërbime të fushave gjeodezike përkatësisht matjeve të ndryshme nëpër zona urbane dhe rurale të Kosovës bëjnë që njohuritë shkencore për këto fusha janë shumë aktuale. Gjithashtu, hartimi Planeve Zhvillimore Urbane të qyteteve janë tregues të rritjes së kërkesave për matje gjeodezike, prodhime hartografike dhe sisteme të gjeoinformacioneve. Edhe ekonomia në sektorin privat në vend jep indekse pozitive të rritjes dhe kërkesa. Kohëve të fundit në vendin tonë ju jepet rëndësi dhe krijimit dhe zhvillimit të zonave ekonomike për të cilat kërkohen shërbimet gjeodezike. Duke qenë vendi ynë në nivel jo të kënaqshëm të zhvillimit të të gjithë sektorëve, potencialisht ekziston mundësia e investime të mëdha të subjekteve nga më të ndryshëm për zhvillime sektoriale. Konfiguracioni i Kosovës, pasuritë e saj, përballë relacionit të popullatës kanë potencial gjithmonë të mjaftueshme për investime kapitale në shumë sektorë sikur do të munden të përmenden: industria, transporti, turizmi, ekonomia e vogël – sektori individual etj.

Programi i studimit BSc- Gjeodezi organizohet në gjashtë semestra gjatë tre viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 180ECTS të grumbulluara.

Sipas Kurrikulës të Programit të studimit BSc- Gjeodezi, pas përfundimit të studimeve studenti merr kompetenca të avancuara për Gjeodezi, sikur.

  • Të njohë konceptet e shkencave teknike të gjeodezisë
  • Të dijë të aplikojë njohuritë teorike në pjesën praktike dhe eksperimentale të ndërtimit
  • Të dijë të përdor instrumentet gjeodezike të teknologjisë më të re dhe t’i aplikojë në zgjidhjen e problemeve në mënyrë vetanake, shënimeve në kadastrat e Kosovës apo edhe punë të lidhura me ndërtimin.
  • Të ketë njohuri për azhurnimin e të dhënave me sistemet aplikative ndërkombëtare, të formojë pikat (koordinatat) shtetërore dhe lokale për aplikim në çështjet pronësore etj.
  • Të ketë njohuri bazike në azhurnimin dhe mirëmbajtjen e kadastrës së tokave
  • Të ketë njohuri mbi përdorimin e gjeoinformacioneve dhe përdorimin e tyre në fusha të ndryshme që lidhen me Tokën
  • Të ketë njohuri mbi përdorimin e sistemeve elektronike dhe të GIS-it

 

Gjeodezi Bsc. 2021/2022 - 2025/2026
Publikuar me: 12/04/2022 Shkarko
Gjeodezi BSc. 2016/2017 - 2020/2021
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Gjeodezi BSc. 2012/2013 - 2015/2016
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Gjeodezi BSc. 2009/2010 - 2011/2012
Publikuar me: 04/02/2022 Shkarko
Gjeodezi BSc. 2007/2008
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Gjeodezi BSc. 2005/2006
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko