Programet studimore - Hidroteknikë MSc

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka aktivitetet kryesore të fokusuara në mësimdhënie dhe mësimnxënien, dhe gjatë gjithë kohës ka në qendër të vëmendjes studentin. Përsosja e mësimdhënies është e arritur përmes punës kërkimore që realizohet nga personeli akademik i Fakultetit. Angazhimi i personelit akademik në fushat e hulumtimeve është prezent jo vetëm në vend, mirëpo edhe jashtë vendit duke dhënë kontribut shkencorë në konferenca shkencore me punime shkencore të publikuara edhe në revistat më prestigjioze në botë për fushës e Hidroteknikes.

Programi i studimit MSc-Hidroteknikë organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Hidroteknikës sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS (European Credit Transfer and Accumulation SystemSistemi Evropian i transferteve dhe krediteve të akumuluara).

Programi i studimit MSc-Hidroteknikë – organizohet në katër semestra gjatë dy viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 120ECTS.

Duke qenë se trendi i zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë është duke shënuar rritje atëherë si rezultat i zhvillimit të degëve të caktuara të ekonomisë dhe industrisë paraqitet edhe urbanizimi i përshpejtuar. Në të njëjtën kohë janë rritur kërkesat për resurse natyrore dhe sidomos për ujë. Pos kërkesave në rritje të furnizimit me ujë gjendjen e bëjnë edhe më të rëndë rritja e kërkesave të popullsisë duke u bazuar në rritjen e cilësisë së jetesës, kërkesat e shtuara për ujitje, shfrytëzimi i fuqisë së ujit për energji, urbanizimi i intensifikuar dhe ndryshimet klimatike. Për më shumë, pos kërkesës në rritje të sasisë së ujërave duhet pasur parasysh edhe ndotjen e vazhdueshme të tyre dhe degradimin e kualitetit të resurseve ujore. Rritja e kërkesës për ujë dhe degradimi i kualitetit të ujit paraqet një barrë të vazhdueshme për resurset ekzistuese ujore. Prandaj, është më se e nevojshme që këto resurse të shfrytëzohen në mënyre optimale dhe të jemi të përkushtuar në mbrojtjen e tyre.

Të gjitha këto janë tregues të qartë se fusha e Hidroteknikës ka nevojë për personel të kualifikuar i cili do të ketë aftësi profesionale dhe shkencore për planifikimin optimal, projektimin dhe operimin e sistemeve të resurseve ujore.

Sipas Kurrikulës të Programit të studimit MSc-Hidroteknikë, pas përfundimit të studimeve studenti merr kompetenca të avancuara për Hidroteknikë, sikur.

  • Lexon në mënyrë kritike, hulumton, mbledhë dhe kupton literaturën relevante shkencore në fushën e shkencave të Hidroteknikës
  • Aplikon njohuritë dhe shkathtësitë e fituara për të planifikuar, dizajnuar, ndërtuar, mbikëqyrë dhe mirëmbajë objektet komplekse hidroteknike;
  • Zbaton nivel të lartë të njohurive profesionale dhe aftësi të aplikimit të tyre në identifikimin, analizën dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e Hidroteknikës;
  • Prezanton kreativitet të lartë dhe risi si rezultat i programit studimor interdisciplinar;
  • Prezanton standarde të larta etike gjatë punës me klientë dhe ofron ekspertizë të qëndrueshme dhe të paanshme;
  • Zbaton aftësi për të projektuar dhe për të ndërtuar konstruksione në fushën e Hidroteknikës, të cilat janë në përputhje me kualitetin dhe çmimet e duhura;
  • Analizon dhe merr parasysh riskun ambiental të shoqëruara me ndërtimin në fushën e Hidroteknikës;
  • Menaxhon grupe të profesionistëve në planifikim, projektim dhe implementim të ndërhyrjeve të ndryshme në ambientin ujor;
  • Koordinon punën në mes të investitorëve, projektuesve dhe kontraktorëve;
  • Përcjellë risitë dhe aplikon ato në profesion.

 

Hidroteknike MSc. 2021/2022 - 2023/2024
Publikuar me: 12/04/2022 Shkarko
Hidroteknike MSc. 2017/2018 - 2020/2021
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknike MSc. 2014/2015 - 2016/2017
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknike MSc. 2012/2013
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknikë MSc. 2007/2008 - 2011/2012
Publikuar me: 24/12/2021 Shkarko