Programet studimore - Hidroteknikë BSc

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka aktivitetet kryesore të fokusuara në mësimdhënie dhe mësimnxënien, dhe gjatë gjithë kohës ka në qendër të vëmendjes studentin. Përsosja e mësimdhënies është e arritur përmes punës kërkimore që realizohet nga personeli akademik i Fakultetit. Angazhimi i personelit akademik në fushat e hulumtimeve është prezent jo vetëm në vend, mirëpo edhe jashtë vendit duke dhënë kontribut shkencorë në konferenca shkencore me punime shkencore të publikuara edhe në revistat më prestigjioze në botë për fushës e Hidroteknikes.

Programi i studimit BSc-Hidroteknikë organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Hidroteknikes sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS (European Credit Transfer and Accumulation SystemSistemi Evropian i transferteve dhe krediteve të akumuluara).

Pasi që trendi i zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë është duke shënuar rritje atëherë si rezultat i zhvillimit të degëve të caktuara të ekonomisë dhe industrisë paraqitet edhe urbanizimi i përshpejtuar. Në të njëjtën kohë janë rritur kërkesat për resurse natyrore dhe sidomos për ujë. Pos kërkesave në rritje të furnizimit me ujë gjendjen e bëjnë edhe më të rëndë rritja e kërkesave të popullsisë duke u bazuar në rritjen e cilësisë së jetesës, kërkesat e shtuara për ujitje, shfrytëzimi i fuqisë së ujit për energji, urbanizimi i intensifikuar dhe ndryshimet klimatike. Për më shumë, pos kërkesës në rritje të sasisë së ujërave duhet pasur parasysh edhe ndotjen e vazhdueshme të tyre dhe degradimin e kualitetit të resurseve ujore. Rritja e kërkesës për ujë dhe degradimi i kualitetit të ujit paraqet një barrë të vazhdueshme për resurset ekzistuese ujore. Prandaj, është më se e nevojshme që këto resurse të shfrytëzohen në mënyre optimale dhe të jemi të përkushtuar në mbrojtjen e tyre.

Programi i studimit BSc-Hidroteknikë – organizohet në gjashte semestra gjatë tre viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 180ECTS të grumbulluara.

Sipas Kurrikulës të Programit të studimit BSc-Hidroteknikë, pas përfundimit të studimeve studenti merr kompetenca të avancuara për Hidroteknikë, sikur.

  • Identifikojnë dhe përshkruajnë çështje të inxhinierisë hidroteknike,
  • Identifikojnë dhe vlerësojnë ndikimin e Hidroteknikës në shoqëri dhe në ambient,
  • Aplikojnë njohuritë e fituara nga lëndët shkencore dhe inxhinierike për të zgjedhur problemet në fushën e Hidroteknikës
  • Vlerësojnë në mënyrë kritike argumentet, hipotezat dhe të dhënat për të marrë vendime dhe për të zgjedhur sfidat në inxhinierinë hidroteknike, duke parandaluar kështu problemet në të ardhmen,
  • Marrin pjesë në planifikimin, projektimin, realizimin dhe mbikëqyrjen e objekteve të ndryshme hidroteknike,
  • Kenë një qasje etike gjatë zgjedhjes së problemeve në hidroteknikë,
  • Aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në edukimin e mëtejmë profesional dhe akademik.

 

Hidroteknikë BSc. 2021/2022 - 2023/2024
Publikuar me: 07/04/2022 Shkarko
Hidroteknikë BSc. 2016/2017 - 2020/2021
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknikë BSc. 2012/2013 - 2015/2016
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknike BSc 2010-2011
Publikuar me: 25/02/2022 Shkarko
Hidroteknike BSc 2009-2010
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknike BSc 2007-2008
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknike BSc 2006-2007
Publikuar me: 21/02/2022 Shkarko
Hidroteknike BSc 2005-2006
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Hidroteknike BSc 2004-2005
Publikuar me: 26/11/2021 Shkarko
Hidroteknike BSc. 2001/2002-2003/2004
Publikuar me: 25/02/2022 Shkarko
Hidroteknike 1991-1995
Publikuar me: 13/07/2021 Shkarko
Hidroteknike 1984-1985
Publikuar me: 07/06/2021 Shkarko