Delegacioni I Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, përfaqësuar nga Dekani, Prof. Ass. Dr. Florim Grajçevci nënshkroi sot një Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Jetës në Lublin, Poloni. Dekani dhe koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtarë ishin të ftuar në Universitetin e Lublinit, dhe patën mundësinë të vizitojnë kampusin e këtij universiteti, hapësirat e mësimit dhe ato laboratorike, si dhe të jenë të pranishëm në konferencën e studentëve doktorantë, e organizuar nga shkolla e doktoratës në Lublin. Prorektori për shkencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Bartosz Solowiej, deklaroi se ky është një hap shumë I rëndësishëm I cili krijon mundësi për bashkëpunime, projekte dhe hulumtime shkencore të përbashkëta në të ardhmen. Rektori I universitetit, Prof. Krzysztof Kowalczyk, falenderoi Dekanin e FIN për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Universiteti I Prishtinës dhe Universiteti I Shkencave të Jetës në Lublin janë bashkë-organizatorë të konferencës ndërkombëtare CoEE, e cila mbahet në Prishtinë në vitin 2028. E pranishme ishte edhe Dekanja e Fakultetit të Inxhinierisë Ambientale dhe Mekanike, nga Universiteti I Shkencave të Jetës në Poznan, Prof. Klaudia Borowiak, me të cilin FIN ka memorandum bashkëpunimi që nga viti 2022 si dhe Prof. Krzysztof Jozwiakowski, organizator I konferencës CoEE.

