Delegacioni I Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, përfaqësuar nga Dekani I FIN dhe Koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtar patën mundësi të vizitojnë Universitetin Politeknik të Gdansk, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Ambientit, si të ftuar nga Departamenti I Inxhinierisë së Ambientit. Gjatë kësaj vizite, FIN pati mundësinë të njoftohej rreth projekteve të këtij fakulteti dhe departamenti në Gdansk, si dhe të diskutohej rreth mundësive të bashkëpunimit mes dy fakulteteve dhe departamenteve, duke përfshirë dhe vizitat në kampus, laboratore dhe qendrën e Ekoteknologjisë. Dekanja e FINA, Gdansk theksoi ngjajshmërinë mes dy fakulteteve dhe ceku mundësitë e shumta për bashkëpunim në të ardhmen. Të dy njësitë u dakordësuan për nënshkrimin e një Memorandumi për Bashkëpunim, si hap I parë në krijimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm për të ardhmen, si në aspektin e mësimdhënies, ashtu edhe atë të hulumtimit dhe projekteve shkencore. Universiteti I Prishtinës së bashku me Universitetin Politektik në Gdansk janë bashkëorganizator të konferencës ndërkombëtare CoEE, e cila mbahet në Gdansk në vitin 2026 dhe në Prishtinë në vitin 2028.




