FIN në bashkëpunim me Skat ltd., dhe Zyrën Zvicerane për Zhvillim në Kosovë, organizon punëtorinë për Vlerësimin e Programit MSc MIRU

01 Prill 2025
SHARE

Me data 1 dhe 2 Prill 2025, Fakulteti I Inxhinierisë së Ndërtimit në bashkëpunim me Skat ltd., dhe Zyrën Zvicerane për Zhvillim në Kosovë, organizon punëtorinë për Vlerësimin e Programit MSc MIRU, si pjesë e programit 12 vjeçar IWRM në Kosovë, nën udhëheqjen e TH Köln.  

Me datën 1 Prill, punëtoria u mbajt në formën e dy takimeve, me palët e interesit të sektorit të ujit në Kosovë, dhe me studentët paraprak të programit MSc MIRU. Palët e interesit përfshijnë përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe ndërmarrjeve vendore si Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit, ARPL, ARRU, IADK, Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës, PRU – K, TetraTech, OJQ të ndryshme, dhe akterë të tjerë. Takimi I dytë u zhvillua me studentët e dy gjeneratave të këtij programi, 2023/2024 dhe 2024/2025. Qëllimi I kësaj punëtorie është marrja e këshillave, komenteve dhe udhëzimeve nga ekspertë të sektorit në lidhje me përmbajtjen dhe kurrikulën e programit dhe aftësitë e pregaditjen e studentëve që dalin nga ky program studimi, sipas nevojave të tregut të punës dhe sektorit të ujit në Kosovë.

Punëtoria vazhdon me datën 2 Prill, me anëtarët e stafit akademik të të gjitha njësive akademike të Universitetit të Prishtinës të angazhuara në këtë program studimi, si dhe stafi akademik I TH Köln si dhe Universiteteve tjera partnere të këtij programi, për të marrë këshilla, komente dhe udhëzime edhe mbi përmbajtjen akademike dhe kërkimore të programit MSc MIRU.