Jemi të lumtur të njoftojmë se Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), përmes Institutit të Fakultetit (IFIN), është shpallur fitues për projektin "Përmirësimi i Kapaciteteve Kërkimore përmes Inteligjencës Artificiale dhe Zgjerimi i Infrastrukturës Teknologjike të Informacionit në Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit" nga Kosovo United States Alumni (KUSA). Kontrata për këtë projekt u nënshkrua më 25 mars 2025.
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet kërkimore të institucionit tonë përmes integrimit të teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale dhe zgjerimit të infrastrukturës së TI-së, duke nxitur inovacionin dhe forcuar rezultatet kërkimore.